Dhjetra qytetarë pritën me protestë në Tiranë, eskortat e kryeministrit Rama e Zaev dhe presidentit serb Vuçiç e malazez Gjukanoviç teksa prisnin të nisnin samitin e tretë për mini-Shengenin Ballkanik.
Me pankarta të tilla si “Turp, Turp”, “Kosova, zemra e Shqipërisë”, “Edvin tradhtar”, “Rama ik”, qytetarët kundërshtojnë takimin e liderëve të Ballkanit, pa praninë e Kosovës.
Ndërkohë Rama, Vuçiç, Zaev e Gjukanoviç pritet të nisin së shpejti takimin dhe në orën 13:15 do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.