Sot, Ministra e Financave publikoi fituesit e llotarisë së kuponit tatimor.
Në total u shpërndan 511 çmime, ndër të cilat, një çmim prej 1 milionë lekësh dhe 10 çmime prej 100 mijë lekësh.
Në lojën promocionale morën pjesë rreth 28 mijë qytetarë, të cilët mblodhën dhe dërguan, sipas rregullave, kuponat tatimorë për blerje nga data 15 nëntor deri në 31 dhjetor 2015.