- Rreth një e treta e popullsisë së botës feston Krishtlindjen.
- Edhe pse festohet si ditëlindja e Krishtit, nuk ka asnjë të dhënë që vërteton se Krishti lindi vërtet më 25 dhjetor. Madje shumë studiues thonë se sipas librave fetare, Krishti ka lindur në pranverë.
- Tri ngjyrat tradicionale të Krishtlindjes janë e gjelbërta, e kuqja dhe e florinjta: e gjelbërta simbolizon jetën dhe ringjalljen; e kuqja gjakun e Krishtit dhe e florinjta simbolizon dritat dhe pasurinë.
- Kënga e famshme ‘Jingle Bells’, që sot njihet si kënga e Krishtlindjes, u shkrua fillimisht për festën e Falenderimeve, nga James Pierpont në vitin 1857.
- Gjermanët bënë pemën e parë artificialeve të Krishtlindjes, me pupla pate.
- Në Kanada, Babagjyshi i Vitit të Ri ka kodin e tij postar. Çdo vit, mijëra fëmijë dërgonin në postë letra drejtuar Babagjyshit, dhe prindërve i duhet të gjenin justifikime të ndryshme se përse këto letra mbesnin pa përgjigje…deri sa një grup punonjësish të postës vendosën t’i kthenin përgjigje letrave të fëmijëve. Me shtimin e numrit të letrave, u bë i domosdoshëm një kod postar i veçantë dhe posta vendosi të jetë ‘HOH OHO’.
- Kompania Coca-Cola ishte e para që përdori personazhin e Babagjyshit në reklamat e bëra në periudhën e Krishtlindjes.
- Pema e Krishtlindjes që vendoset në sheshin Trafalgar në Londër i dhurohet çdo vit qytetarëve të Londrës nga qytetarët e Oslos në Norvegji, në shenjë mirënjohjeje për ndihmën gjatë Luftës së Dytë Botërore.
- Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e Premtja e Zezë, një ditë dedikuar blerjeve të shumta, nuk është dita kur amerikanët blejnë më shumë. Dy ditët përpara Krishtlindjes thyejnë rekordin e të Premtes së Zezë.
- Sipas një studimi bërë nga të dhënat e Facebook-ut, dy javë përpara Krishtlindjes janë ditët kur më shumë çifte vendosin të ndahen.