Raportime në Itali thonë se Interi do të nisë në muajin janar diksutimet me Veronën për t’i kërkuar transferimin e 19-vjeçarit shqiptar Marash Kumbulla.
Kumbulla, i cili po diskuton një sezon fantastik në radhët e skuadrës së Ivan Juric ka tërhequr prej kohësh vëmendjen e shumë klubeve të mëdha. Muajin e fundit është përfolur për Lazion, Atalantan, Juventusin apo dhe Manchester United-in.
Për t’i bindur drejtuesit e Veronës Interi thuhet se është gati t’i japë shërbimet e Federico Dimarcos dhe zgjatje të huazimit të Eddie Salcedos. Me këto kushte dhe faktin se me klubin nga Verona ka pasur shpesh marrëdhënie të mira zikaltërit shpresojnë të ulin çmimin e vendosur prej rreth 20 milionë eurosh për Kumbullën.
Shtatlarti 19-vjeçar ka luajtur 11 ndeshje në Serie-A. Ai është vlerësuar shumë për lojën e tij aq sa në fillim të sezonit të konsiderohet një mbrojtës i cilësive edhe më të larta se mbrojtësi De Ligt i Juventusit.
Më 14 tetor ai debutoi edhe me kombëtaren duke luajtur si zëvendësues në ndeshjen me Moldavinë.