Kryeministri Rama njoftoi sot qytetarët për 3 objektivat kryesore që ka qeveria për vitin 2020, për sa i përket programit të rindërtimit. Ato janë:
– Brenda 2020-s të gjithë ata që sot jetojnë në fshat dhe që për arsye legjitime nuk janë spostuar në sistemin e qirave në zonat urbane, por thjesht kanë kërkuar një çadër dimërore në oborre, duhet të futen në shtëpi të reja. Askush nuk do të kalojë Vitin e Ri 2021 në çadra.
– Spitalet, qendrat shëndetësore, shkollat duhet të ndërtohen brenda 9 mujorit. Viti i ri shkollor për fëmijët që kanë humbur shkollën e tyre duhet të nisë në shkolla të reja, shumëmë të mira se ato që kishim para tërmetit.
– Të ketë filluar ndërtimi i lagjeve të reja brenda 6 mujorit të parë. Deri në fund të vitit 2021, të kenë filluar në pjesën më të madhe akomodimet në apartamente të reja të banorëve që sot janë me qera .
Gjatë mbledhjes së Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, ministri Ahmetaj bëri publike shumën e dhurimeve që janë grumbulluar deri tani, ndërsa ministri Çuçi foli për bilancin e dëmeve të tërmetit.