Vdekja e punëtorit në Korçë, arrestohen përgjegjësi dhe manovratori i betonieres

Nga Redaksia
Vdekja e punëtorit në Korçë, arrestohen përgjegjësi dhe manovratori i betonieres

Policia e Korçës arrestoi përgjegjësin teknik dhe manovratorin e betonieres së kompanisë Konstruksion 93, si përgjegjës për vdekjen e një punëtori ndërtimi dje dhe plagosjen e një tjetri gjatë punës.

Policia dyshon se për shkak të moszbatimit të rregullave të punës me betonieren, presa metalike e kësaj të fundit u këput dhe i ra në kokë punëtorin 36 vjeçar, që humbi jetën, dhe plagosi punëtorin tjetër.

Pavarësisht ndërhyrjes me shpejtësi të punëtorëve të tjerë, 36 vjeçari nuk mundi që të mbijetonte pasi goditja ishte fatale duke i marrë jetën në vend. Punëtori tjetër që u plagos po kurohet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Kompania Konstruksion 93 po punonte në një objekt 4 katësh pranë Pazarit në Korçë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>