Prezantuesja Alketa Vejsiu do të jetë e para moderatore shqiptare që do të bashkëprezantojë festivalin e muzikës italiane Sanremo 2020.
Alketa Vejsiu, së bashku me 9 gra të tjera të famshme në gjithë botën do të prezantojnë me moderatorin e famshëm italian Amadeus, në edicionin e 70-të të festivalit.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Amadeus në një konferencë për shtyp, njëkohësisht dhe drejtori artistik i Sanremos.
“Gratë nuk kanë klasë shoqërore, as përkatësi politike, as ngjyrë lëkure për t’u gjykuar! Sepse gratë duhet të respektohen kudo në botë. Më pëlqen të sjell një grua si Alketa që në Shqipëri konsiderohet si Antonella Clerici. Është e zonja, inteligjente dhe e bukur. Një përfaqësuese e denjë nga një vend si Shqipëria që e do Sanremon”, u shpreh Amadues, për prezantuesen shqiptare.
Alketa Vejsiu do të prezantojën në natën e tretë të festivalit bashkë me Georgina Rodriguezin, bashkëshorten e futbollistit Cristiano Ronaldo.
Tetë bashkëprezantueset e tjera janë Monica Belluci, Antonella Clerici, Sabrina Salerno, Rula Jebreal, Diletta Leotta, Emma D’Aquino, Laura Chimenti dhe Francesca Sofia Novello.