100 vjetori i Kongresit të Lushnjes, Presidenti Meta: Vendimet e tij, mesazhe reflektimi

Nga Exit News
100 vjetori i Kongresit të Lushnjes, Presidenti Meta: Vendimet e tij, mesazhe reflektimi

“Vendimet e këtij Kuvendi Kombëtar [Kongresit të Lushnjes] janë mesazhe për reflektim, për të ecur në rrugën që hapi ky Kongres, për të mbrojtur Kushtetutën dhe pluralizmin, integritetin e institucioneve shtetërore e në mënyrë të veçantë për të mbrojtur vlerat reale dhe pluraliste demokratike të parlamentarizmit shqiptar.”

Kështu u shpreh Presidenti Meta në një postim në faqen zyrtare të tij për rastin e 100 vjetorit të Kongresit të Lushnjes.

Presidenti Meta theksoi se ky kongres ”është ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë tonë kombëtare, pas shpalljes së Pavarësisë në 28 nëntor 1912 në Vlorë”, pasi rithemeloi shtetin shqiptar.

Zoti Meta shtoi se është detyrë në nderim të idealeve të anëtarëve të Kongresit të Lushnjes “për ta bërë atdheun tonë një vend të qëndrueshëm dhe frymëzues për brezat e rinj, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre, në një Shqipëri demokratike dhe anëtare të Bashkimit Europian.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>