Alketa Vejsiu: Kam punuar që 14 vjeç, Sanremon jua dedikoj shqiptarëve në Itali

Nga Exit News
Alketa Vejsiu: Kam punuar që 14 vjeç, Sanremon jua dedikoj shqiptarëve në Itali

“Sanremon e kam parë që fëmijë. Kur mora konfirmimin e pranisë time, lëshova një britmë të fortë gëzimi dhe pastaj qava.”

Kështu u shpreh moderatorja Alketa Vejsiu për revistën italiane “Gente”, e cila i ka kushtuar një shkrim asaj.

Gjatë intervistës, Vejsiu tregon për të shkuarën e saj, varfërinë dhe punën e saj të parë.

“Rrogën e parë e kam çuar në shtëpi në moshën 14 vjeçare, kur punoja për një radio private në Shqipëri. Ndërkohë studioja shumë dhe isha ambicioze. Ishim të varfër dhe doja të bëja diçka të mirë për mamanë time, për babain dhe vëllanë.”

Ajo u shpreh se këtë Sanremo jua dedikon shqiptarëve në Itali, të cilët “kanë bërë sakrifica dhe jetojnë me dinjitet në një vend te huaj, që mund të ndihen krenare për atë që përfaqësojnë, që blejnë revistat dhe lexojnë për Shqipërinë!”

Prezantuesja Alketa Vejsiu do të jetë e para moderatore shqiptare që do të bashkëprezantojë festivalin e muzikës italiane Sanremo 2020.

Alketa Vejsiu, së bashku me 9 gra të tjera të famshme në gjithë botën do të prezantojnë me moderatorin e famshëm italian Amadeus, në edicionin e 70-të të festivalit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>