
Gjatë javës së fundit politikanë shqiptarë kanë vizituar Uashingtonin.
Disa prej tyre, si Presidenti Ilri Meta, kryetar i Partisë Republikane Fatmir Mediu,deputeti socialist Damian Gjiknuri, Ministri i Diasporës Pandeli Majko, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, dhe ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj do të marrin pjesë në Mëngjesin e Lutjeve.
Në Uashington ndodhet edhe Kryeministri Edi Rama, i cili përveç së do të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve do të takojë sot edhe Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, bashkë me Këshilltarin e presidentit Donald Trump për Sigurinë, Robert O’Brien si dhe me Presidentin e Bankës Botërore, David Malpass.
Gjatë këtyre ditëve, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar takime dhe me komunitetin shqiptar në Amerikë.
Mëngjesi i Lutjeve është një aktivitet i organizuar nga nje shoqatë fetare amerikane ku ftohen edhe shumë politikanë nga e gjithë bota. Ai mbahet të enjten e parë të muajit shkurt.