Në përgjigje të shkrimit të Exit News mbi propozimin e PD-së për një qeveri kujdestare me Partinë Socialiste, zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, ka përgënjeshtruar shkrimin tonë dhe ka akuzuar Exit News se po bën politikën e Edi Ramës.
“Partia Demokratike i konsideron shpifje të pavërteta dhe të qëllimta spekulimet për një marrëveshje me Edi Ramën. Këto jane fake news që faktorizojnë propagandën konstante të qeverisë së Rilindjes”, shkroi Ina Zhupa në Facebook.
Exit News i qendron shkrimit të botuar. Rikthesojmë edhe njëherë se sot PD ka paraqitur zyrtarisht propozimin për “Funksionimin e policisë së shtetit nën regjimin e qeverisë kujdestare për procesin zgjedhor”. Neni 5/1, i këtij propozimi parashikon:
2. Për të siguruar besimin e subjekteve zgjedhore në funksionimin e paanshëm të Policisë së Shtetit, përjashtimisht nga rregullat e parashikuara në nenin 13 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar, 100 ditë (njëqind) ditë përprara datës së zgjedhjeve, Ministri i Brendshëm në Qeverinë Kujdestare të zgjedhjeve, i caktuar sipas përcaktimeve të bëra në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Në pikën 3 të këtij neni parashikohen edhe ndryshime të ligjit të Këshillit të Ministrave për të fuqizuar Ministrin e Brendshëm të qeverisë kujdestare 100 ditë përpara zgjedhjeve:
Marrëdhenia e Ministrit të Brendshëm dhe Policisë së Shtetit gjatë periudhës 100 ditë përpara datës së zgjedhjeve, përcaktohet nga rregullat kalimtare të parashikuara në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave
Exit News konfirmon se të gjitha informacionet e përfshira në shkrim janë të konfirmuara nga disa burime.