61 për qind e shqiptarëve vuajnë nga stresi në punë

Nga Exit News
61 për qind e shqiptarëve vuajnë nga stresi në punë

Rreth 61 përqind e punonjësve shqiptarë përjetojnë stres në ambjentin e punës.

Kjo është gjetja e një studim të kryer nga Qendra e Integruar e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore. Në studim morën pjesë 800 qytetarë. Studimi u përqëndrua në Tiranë.

Sipas studimit, rreth 49 përqind e punonjësve përjetojnë nivel të moderuar të stresit, ndërsa 12.4 përqind përjetojnë stres të nivelit të lartë.

Gratë përjetojnë më shumë stres të nivelit të moderuara sa burrat, përkatësisht 51.5 përqind dhe 43.3 për qind. Ndërsa në përjetimin e stresit me nivel të lartë dallimi gjinor është shumë i vogël.

Faktorët që ndikojnë në përjetimin e stresit në ambjentin e punës janë presioni i kohës, detyra të paqarta, mungesë promovimi, vështirësi në delegimin e detyrave, mungesë pune në grup, mungesë pjesmarrje në vendim marrje, trajtim të pabarabartë, dhe pagë e ulët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>