Numri i të infektuarave të identifikuar me koronavirus në të gjithë botën ka arritur në 82 185 persona të enjten në mëngjes, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Universitetit John Hopkins.
2 804 persona kanë humbur jetën deri në orën 07:30 të mengjesit të së enjtes—33 vdekje në 24 orët e fundit, të githa në Kinë me përjashtim të njërit në Kore.
Numri i të prekurve në Kinë ka arritur rreth 78 499, me 435 raste të reja në 24 orët e fundit; në Korenë e Jugut 1 595 persona, 334 raste të reja në 24 orët e fundit; Italia me 470 raste, 3 të reja; Japonia me mbi 189 persona, 17 raste të reja. Nuk ka pasur raste të reja në asnjë vend tjetër të botës.
Numri total i viktimave në Kinë është 2747; në Iran, 19 të vdekur; në Korenë e Jugut, 13 viktima; në Itali, 12 vdekje; në Hong Kong, 2 të vdekur; ndërsa 11 vdekje të tjera kanë ndodhur në të gjitha vendet e tjera së bashku, në asnjë vend tjetër nuk ka më shumë se një viktimë.
Rreth 33 mijë persona janë shëruar plotësisht deri tani, ndërsa mbi 46 mijë mbeten të sëmurë. Nga të sëmurët mbi 38 mijë persona ose mbi 82 për qind janë në gjendje të lehtë dhe priten të shërohen në ditët e ardhshme. Rreth 8 500 raste janë në gjendje të rëndë.
Numri i viktimave në javë në Kinë ka qenë më i ulët se në javët paraardhëse.