Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) dërgoi në Prokurori dosjen e gjyqtares Shpëtime Pitaku, pasi gjeti shkelje ligjore në deklaratat e saj të pasurisë.
Zonja Pitaku,gjyqtare në gjykatën e Durrësit, akuzohet se ka bërë deklarim të rremë të interesave private dhe falsifikime dokumentash për të fshehur pasurinë e saj prej një milionë dollarë. Inspektoriati kërkon nga Prokuroria një hetim të plotë të pasurisë së gjyqtarës.
Nuk eshte hera e parë që ILDKPKI-ja denoncon gjyqtarë të lartë me të njëjtën akuzë. Rastet më me bujë në media janë ato të Alaudin Malajt, Kreu i Gjykatës së Apelit dhe Gjin Gjonit, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.