Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli, të mërkurën pasdite, gjendjen e pandemisë globale duke parashikuar përhapjen e shpejtë të infeksionit me koronavirusin e ri në javët e ardhshme.
Pandemia është epidemi që ndodh në të gjithë botën, ose të paktën, në një zonë shumë të madhe të botës. Infeksioni tejkalon kufijtë ndërkombëtarë dhe prek një numër shumë të madh njerëzish.
Në emër të OBSH-së, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi:
“Në ditët dhe javët në vazhdim, ne presim të shohim një rritje në numrin e rasteve me COVID-19, numrin e vdekjeve dhe numrin e vendeve të prekura. OBSH ka qënë duke e vlerësuar këtë shpërthim të sëmundjes gjatë gjithë kohës dhe jemi thellësisht të shqetësuar , si për nivelet alarmante të përhapjes e ashpërsisë, dhe për nivelet alarmante të mosveprimit.
Prandaj kemi vlerësuar se COVID-19 tashmë mund të karakterizohet si një pandemi”.