Pesë shqiptarë, anëtarë të një bande shqiptare trafiku droge, janë arrestuar në Gjermani dhe Norvegji.
Dy prej anëtarëve iu kapën 27 kilogramë heroinë dhe një kilogramë kokainë në makinë, teksa po tentonin të kalonin kufirin midis Suedisë dhe Norvegjisë.
Tre nga arrestimet u bënë në Gjermani, ku baza e bandës ishte ndërsa dy persona u arrestuan në Norvegji.
Hetimet për bandën kriminale filluan verën e kaluar dhe zbuluan ekzistencën e një rrjeti shqiptar trafiku droge nga Gjermania në Norvegji.
Në tetor 2019, policia gjermane sbastisi një apartament në Erfurt të Gjermanisë dhe arrestuan tre të dyshuar. Në apartament u kapën sasi të mëdha droge, duke përfshirë kokainë dhe marihuanën.
Në gusht, Policia në Saksoni-Anhalt kishte zbuluar një plantacion me 1260 bimë marihuanë, për të cilat ata besonin se operohej nga e njëjta bandë shqiptare me qendër në Erfurt.
Policia gjermane beson se banda ka lidhje me organizatën mafioze italiane Ndrangheta, duke bërë që ajo të shtrijë aktivitetin e saj në të gjithë Evropën.
Ata gjithashtu dyshohen se kanë lidhje me bandat e drogës çeçene që tani mbizotërojnë në treg, pasi zhvendosën grupet mafioze të Armenisë, të cilët ishin përfshirë shumë në tregtinë e amfetaminës në Gjermani.