Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi, në mesditë, prishjen e banesave të komunitetit rom për ndërtimin e Unazës së Madhe, pas arrestimit të disa prej banorëve që po protestonin kundër prishjes. Policia ndërhyri me forcë për të larguar banorët nga ndërtesat e tyre.
Banorët e nëntë familjeve rome kanë protestuar që prej mëngjesit, pasi nuk janë kompensuar nga Bashkia për banesat e tyre.
Bashkia do t’i paguajë qiranë e një shtëpie çdo familje për dy vjet, por banorët u shprehën se nuk e dinë se ç’do të bëhet me ta më pas.