Të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale (operacionet), duke nisur nga dita e premte do të bëhen në Spitalin e Traumës (Spitali Ushtarak). Lajmin e dha sot Ministrja e Shendetësisë Manastirliu.
Kjo do të thotë që të gjitha spitalet e tjera të Tiranës kalojnë në shërbim të të infektuarve me koronavirus.
Gjithashtu, Manastirliu lajmëroi se qeveria po rrit numrin e pajisjeve respiratore. Kujtojme se sot qeveria hapi tenderin për blerjen e këtyre pajisjeve.
Një nga masat e marra nga qeveria është edhe shpërndarja e ilaçeve në shtëpi për të moshuarit që jetojnë vetem.