Një 55- vjeçar nga fshati Frakullë i Fierit, i prekur me koronavirus, është nisur mëngjesin e sot me urgjencë për në Tiranë, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Ai është vëllai i një prej pacientëve të mëparshëm.
Deri më tani ai po qendronte në vetëizolim në shtëpinë e tij, por me përkeqësimin e shëndetit është bërë e nevojshme transportimi i tij në Tiranë.