Dy pacientë me koronavirus do të dalin nga spitali infektiv pasi kanë rezultuar negativë në 2 teste për koronavirusin.
Lajmin e dha prof. Najada Çomo, shefe e shërbimit infektiv në QSUT në një lidhje të drejtëpërdrejtë me ministren e Shëndetësisë Manastirliu.
Dy pacientët janë kontakte të pacientit të parë të identifikuar në Shqipëri, djalit 26-vjeçar që erdhi nga Firence.
Pas daljes nga spitali, dy pacientët do të vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë në shtëpitë e tyre.
Mjekja njoftoi gjithashtu se dy prej katër pacientëve në terapi intensive janë në gjendje më të mirë shëndetësore.