Ndërpriten të gjitha fluturimet ajrore me botën, përjashto fluturimet Tiranë-Stamboll

Nga Exit News
Ndërpriten të gjitha fluturimet ajrore me botën, përjashto fluturimet Tiranë-Stamboll

Shqipëria do të mbyllë të gjitha fluturimet ajrore me botën duke filluar nga data 23 mars, me përjashtim të fluturimeve të kompanisë Air Albania drejt Stambollit.

Ndërpreja do të mbetet në fuqi për një afat të papërcaktuar.

Vendimin e ka marrë Autoriteti i Aviacionit Civil që ka urdhëruar Aeroportin e Rinasit të ndërpresë fluturimet, për shkak të krizës së koronavirusit.

Sidoqoftë, në një lëvizje qartësisht favorizuese, Autoriteti ka vendosur të lejojë kompaninë Air Albania të kryejë fluturime të përditshme vajtje-ardhje me Stambollin.

Në një njoftim të Aeroportit Rinasit thuhet se aeroporti do të jetë i hapur për fluturimet e transportit të mallrave dhe “të gjitha fluturimet humanitare, fluturimet e riatdhesimit… dhe çdo fluturim tjetër që i shërben lehtësimit dhe kapërcimit” të krizës së epidemisë së koronavirusit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>