21 marsi shënon fillimin e pranverës, po për shumë njerëz në botë që përkon me festën e Sulltan Nevruzit, ose siç njihet ndryshe, Viti i Ri Persian.
Në shumicën e vendeve në botë kjo festë festohet më 21 mars, ndërsa në Shqipëri më 22 mars.
Zakonisht, kjo festë zgjat tre ditë. Besimtarët bektashinj shkëmbejnë vizita tek njëri-tjetri dhe më pas kryejnë ritet fetare. Ndihmojnë njerëzit në nevojë dhe sipas traditës besimtarët shpërndajnë qumësht dhe sherbet, që simbolizojnë pastrimin e trupit dhe shpirtit.
Ushqimet tradicionale të Nevruzit janë byreku me monedhën brenda. Sipas traditës kush e gjen nga pjestarët e familjes e pret një vit i mbarë. Gjithashtu mishi i pjekur dhe sigurisht ëmbëlsira tradicionale, hashurja, janë ushqimet tradicionale të kësaj feste.