Ndërkohë që e gjithë bota është duke u vendosur gjithnjë e më shumë në karantinë, Vuhani lehtëson izolimin ndaj koronavirusit, pas katër ditësh pa asnjë raportim rasti të ri me infeksion,
Mediat kineze raportuan se banorët në qytetin kinez të Vuhan, ku lindi koronavirusi i ri Covid-19, janë lejuar të dielën të dalin jashtë shtëpive të tyre për herë të parë pas disa javëve izolim total.
The Guardian britanik raporton se grupe të vogla njerëzish janë parë në rrugët e qytetit duke shkuar në dyqane ushqimore për herë të parë në dy muaj.
Në fundjavë, treni i parë mbërriti në qytet duke transportuar mbi 1.000 punëtorë nga krahinat e tjera për në qytet.
Të djelën, autoritetet lokale thanë se banorët mund të fillojnë të kthehen në punë nëse nuk kanë temperaturë, pasi të sigurojnë një kod të gjelbër shëndetësor, verifikues i gjendjes shëndesore, si dhe një çertifikatë nga punëdhënësi i tyre.
Zyrtarët thanë se qyteti do të rihapet gradualisht po ashtu si dhe transporti publik.
Shtetasit e huaj, të cilët mbetën të bllokuar në Ëuhan që nga kufizimet e udhëtimve prej 23 janarit, gjithashtu mund të fillojnë të aplikojnë për të lënë qytetin, deklaruan autoritetet e qytetit.
Banorët në Vuhan thanë se vetëm ata që konsiderohen të shëndetshëm lejohen të largohen dhe të dalin në qytet por se gjithsesi qytetarët ende janë të shqetësuar të dalin në rrugë.
Ndërsa numri i raportuar zyrtarisht i infeksioneve lokale në Kinë ka rënë ndjeshëm gjatë javëve të fundit, rastet e importuara vazhdojnë të rriten.
Të hënën, Kina raportoi 39 raste të reja nga një ditë më parë, të gjitha ishin nga raste të importuara, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit.
Të djelën, Kina urdhëroi që të gjitha fluturimet ndërkombëtare për në Pekin të shmangen në qytete të tjera, ku udhëtarët do të ekzaminohen para se të vazhdojnë më tej në kryeqytet. Shanghai dhe Guangzhou kanë thënë se do të fillojnë të testojnë të gjithë ardhjet ndërkombëtare.
Të hënën në mëngjes, pati raportime për bllokime trafiku në Pekin, një tjetër shenjë që jeta normale po rikthehet në Kinë.
Deri më 23 mars Kina ka raportuar mbi 81 000 raste të infektuarish, dhe numri i të vdekurve ka arritur në 3 270.