Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës deklaroi sot se mbifaturimi në faturat e ujit është bërë qëllimisht nga persona të jashtëm. Drejtori i UKt-së Neritan Gjojdeshi, në deklaratën e tij, tha se kjo ndërhyrje në sistemin e faturave mund të ketë dhe prapavijë politike.
Matjet nga faturuesit janë në rregull, shkruhet në deklaratë, por mbifaturimi është bërë në sistëmin e vjetër informatik të UKT-së. UKT-ja lajmëroi abonentët e prekur se do të paguajnë vetëm vlerën reale, matur nga faturuesit.
Javët e fundit shumë qytetarë u ankuan për fatura të ujit jo reale, shumë të larta. Dy ditë më parë, banorët e Kombinatit por dhe të zonave të tjera protestuan dhe i kërkuan UKT-së tërheqjen e këtyre faturave.