Lezhë, mbyllet pavioni i spitalit, pacientja me koronavirus fshehu udhëtimin në Itali

Nga Exit News
Lezhë, mbyllet pavioni i spitalit, pacientja me koronavirus fshehu udhëtimin në Itali

Një paciente në pavionin e ortopedisë në spitalin e Lezhës është prekur nga koronavirusi.

Pacientja ishte shtruar në spital prej disa ditësh, pas një ndërhyrje kirurgjikale.

Ajo ishte kthyer dy javë më parë nga Italia, por nuk ia ka treguar këtë fakt doktorëve. Vetëm pas disa ditëve me temperaturë gjatë shtrimit në spital, pacientja ka treguar për udhëtimin e saj në Itali.

Sipas ABC News, mëngjesin e sotëm, kur kanë marrë përgjigjen pozitive të testit të pacientes, drejtuesit e spitalit kanë vendosur mbylljen e pavionit të ortopedisë dhe izolimin e stafit mjekësor dhe atij sanitar.

Atyre i janë marrë tamponët dhe presin të marrin rezultatet e testimit.

Aktualisht në Lezhë numri i personave të infektuar ka arritur në katër, tre prej të cilëve janë staf mjekësor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>