Një pacient 67-vjeçar nga Tirana me koronavirus, humbi jetën të shtunën, duke e çuar numrin total të viktimave në vend në 1o.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se pacienti ishte prej 10 ditësh i sëmurë dhe po trajtohej prej 4 ditësh në terapi intensive në gjendje të rënduar, i intubuar. Ai vuante nga hipertensioni.
67-vjeçari është viktima e dhjetë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë një paciente nga Vlora, 72-vjeçare, e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv dhe në dy ditët e fundit në terapi intensive në gjendje të rëndë.
Në lajmërimin e djeshëm mosha e viktimës u dha 52-vjeç. Ministria ka korrigjuar sot lajmërimin e djeshëm me moshën e saktë, 72 vjeç.