Gjykata britanike jep dënimin për 20 shqiptarë, trafikantë droge

Gjykata britanike dha dje dënimet për 20 shqiptarë të arrestuar pak muaj më parë, për trafik droge, në qytetin e Manchesterit.

Shqiptarët shisnin kokainë të një cilësie shumë të mirë në baret e qytetit dhe kishin ngritur një linjë telefonike që funksiononte 24 orë në ditë. Policia dhe detektivët britanikë u shprehën se janë habitur nga profesionalizmi dhe shpejtësia e punës së bandës, ç’ka e bëri shumë të vështirë operacionin për kapjen e tyre.

Të dënuarit janë të moshës nga 21 deri në 38 vjeç dhe u dënuan me nga 8 muaj deri në 8 vjet burg.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>