Mjekët shqiptarë të misionit në Itali do të testohen përpara se të nisin punën

Nga Exit News
Mjekët shqiptarë të misionit në Itali do të testohen përpara se të nisin punën

Mjekët shqiptarë që shkuan në Itali do t’i nënshtrohen një provimi me gojë për të vendosur se në cilin repart mund të punojnë. Kështu tha Drejtori i Përgjithshëm i spitaleve civile në Brescia, Gianmarco Trivelli për gazetën La Repubblica. Ai sqaroi se:

“Ne jemi mirënjohës për ardhjen e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë,. Kanë ardhur pa dokument çertifikimi dhe gjatë ditës do t’i nënshtrohen një provimi për të kuptuar se ku do ti drejtojmë”.

Gazeta raporton se “Shqiptarët kanë dëshirën të fillojnë menjëherë punë dhe tashmë kanë vizituar spitalet civile dhe shprehen se duan të ndihmojnë. Tani, ata po qendrojnë në një hotel dhe shprehen se “kjo eksperiencë do të na ndihmojë edhe ne, sepse nëse situata në Shqipëri përkeqësohet ne do ta kemi tashmë eksperiencën. Kjo është shtëpia jonë, jemi në Brescia dhe kemi dëshirë të ndihmojmë”.

Ndërkohë në Itali, përvec mjekëve shqiptarë kanë mbërritur edhe mjekë nga Kina, Rusia, Venezuela, dhe Polonia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>