Kuvendi shtyn kohëzgjatjen e Komisionit për shkarkimin e Presidentit Meta

Nga Exit News
Kuvendi shtyn kohëzgjatjen e Komisionit për shkarkimin e Presidentit Meta

Komisioni i Ligjeve shtyu sot afatin për Komisionin për shkarkimin e Metës, për shkak të koronavirusit.

Në mbledhjen e sotme, deputetët e Komisionit vendosën 31 korrikun si afatin e ushtrimit të veprimtarisë së këtij Komisioni.

Në dhjetor të 2019, Kuvendi vendosi të shtyjë me katër muaj, për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.

Komisioni hetimor u miratua në 8 korrik 2019, me një afat 3 mujor. Kuvendi e akuzon zotin Meta për shkelje të Kushtetutës për shkak të anullimit të dekretit të për caktimin e datës 30 qershor si datë për zgjedhjet vendore dhe dekretimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>