70 europianë të bllokuar në Shqipëri kthehen në vendet e tyre

Nga Exit News
70 europianë të bllokuar në Shqipëri kthehen në vendet e tyre

70 shtetas europianë që ishin bllokuar në Shqipëri pas mbylljes së kufijve kanë mbërritur sot në vendet e tyre.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca falenderoi qeverinë shqiptare për ndihmën.

Në një postim në Twitter Soreca u shpreh:

“Faleminderit qeverisë së Shqipërisë, për mbështetjen konkrete në riatdhesimin e 70 shtetasve të Bashkimit Europian, që ishin bllokuar në Shqipëri, për shkak të Covid-19.

Ky është tjetër shembull konkret i solidaritetit të qeverisë së Shqipërisë në këtë kohë të vështirë.”

Qeveria po kthen në atdhe dhe shqiptarët e mbetur jashtë. Nga e hëna kanë nisur kthimet në atdhe përmes Air Albanias, nga Franca, Gjermania, Italia e Zvicra.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>