Këto ditë në treg kanë filluar luleshtrydhet apo dredhëzat. Ato akoma nuk janë në shijen e tyre maksimale prandaj JaMystic ju propozon një recetë që e nxjerr në pah esencën e tyre: Luleshtrydhe me mente
Pak histori
Luleshtrydhja, në latinisht “fragaria” e merr emrin nga parfumi i saj i veçantë. Origjina e saj mendohen Alpet ku ajo ende gjendet akoma në gjendje të egër. Zogjtë shtegtarë e kanë përhapur atë në të gjitha kontinentet në të cilat ajo u zhvillua e përshtatur me klimat përkatëse.
Luleshtrydhja është konsumuar që në antikitet dhe romakët bënin me të maska bukurie.
Versioni më i madh i luleshtrydhes erdhi në Europë nga shekulli XVIII nga një spiun francez i dërguar nga mbreti në Kili.
Aty ai zbuloi se luleshtrydhet e asaj zone ishin më pulpoze dhe me shumë aromë. Në udhëtimin e tij të fundit ai solli disa rrënjë të cilat dhanë sot falë klimës oqeanike dhe tokës argjilore luleshtydhen me famë atë të Plugastel-it.
Luleshtrydhet janë të pasura në vitaminë C 67,4mg/ 100g fibra si dhe vitaminë B9.
Receta jonë sot do të bëhet me luleshtrydhe Fieri.
Luleshtrydhe me mente
Për shumë persona:
1kg luleshtrydhe Fieri
4 lugë sheqer
4 portokalle
4-5 degë mente
Lajmë dhe presim në copa luleshtrydhet. Shtrydhim 4 portokallet dhe i hedhim lëngun mbi luleshtrydhet si dhe sheqerin.
I përziejmë me lugë dhe i lëmë 4 orë në frigorifer. Para se t’i shërbejmë i hedhim gjethet e mentes të cilat i japin një ndjenjë freskie.
JaMystic këshillon.
Kjo recetë mund të bëhet edhe me pjeshkë.