Të gjithë fëmijët e prekur me Covid-19 në vend janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë të izoluar në shtëpitë e tyre.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha sot se fëmijë të prekur ka në Tiranë, Durrës, Shkodër, Has dhe Krujë.
Mosha mesatare e tyre është 8 vjeç, ndërsa më i vogli i prekur është 3 vjeç.
Të gjithë fëmijët e prekur e kanë marrë virusin pasi janë pjesë e familjeve ku ka persona të tjerë të prekur.
Sipas Open Datas, numri i fëmijëve të prekur është 9 nga 304 të prekur në total.