Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë Rama se në muajin mars, kur shpërtheu epidemia ka shpenzuar 6 milionë euro për shpenzime luksi.
Qeveria, denoncon PD-ja, ka kryer 225 tendera me vlerë 26, 5 milionë euro, pa garë, me një konkurentë, kryesisht për shpenzime luksi.
Nënkryetari i PD, Edmond Spaho tha se qeveria ka kryer 225 tendera, pa garë, në muajin mars me vlerë 26,5 milionë euro:
“Edi Rama ka lekë në buxhet për të financuar ekonominë qe të mos rrënohet, por ai ua jep klientëve të tij në tendera pa garë. Të dhënat në video i japin përgjigje pyetjes se kush është prioriteti i Edi Ramës: klientët apo shqiptarët”.
Sipas videos të publikuar nga PD, tenderat janë kryer për pastrim qyteti, barna, shërbim ushqimi, blerje/servis automjetesh, karburant, mobilim, rindërtim objektesh, rikualifikim, shërbim ruajtje dhe sigurim asetesh. Nëse do të zbatohej ligji i Prokurimeve, qeveria do të kursente 4,1 milionë euro.