Covid-19 zbulon dështimin e projektit të dixhitalizimit të shkollave

Nga Exit News
Covid-19 zbulon dështimin e projektit të dixhitalizimit të shkollave

Qeveria Rama në vitin 2013 shpalli programin për dixhitalizmin e shkollave. Në kuadër të këtij programi, ajo në 2014, shpenzoi 3.5 milionë euro për të blerë 5800 tableta, për klasat dixhitale.

Por, vitin 2020 nuk ka asnjë klasë dixhitale dhe tabletat nuk dihet se ku kanë përfunduar, shprehet Albana Vokshi e PD-së, duke e bërë të pamundur mësimin online:

“Dhjetëra mijëra nxënës, të të gjitha niveleve, nuk kanë asnjë mundësi të ndjekin shkollën. Familjet e varfëra nuk kanë asnjë mundësi, asnjë mbështetje nga qeveria që të ushqejnë fëmijët, jo më t’u sigurojnë tableta apo celularë për mësimet online”.

Qeveria premtoi se deri në vitin 2020 do të pajiseshin me tableta 20 mijë nxënëse dhe në klasë nxënësit në vend të fletoreve do të kishin tabletat.

Por, kjo nuk ka ndodhur. Sikurse tregon edhe një reportazh i Top Channel, mbyllja e shkollave si pasojë e Covid-19, ka treguar se qeveria ka dështuar në realizimin e shkollës dixhitale.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>