PD thirrje qeverisë të shtojë testimet e COVID-19

Nga Exit News
PD thirrje qeverisë të shtojë testimet e COVID-19

Partia Demokratike akuzoi qeverinë se po fsheh rastet e infektuara me COVID-19 në Shkodër dhe në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Në një deklaratë për shtyp ish deputeti i PD-së Bardh Spahia, deklaroi se zgjidhja e vetme janë testimet në masë të popullsisë. Spahia pohoi se 13 rastet e reja në Shkodër tregojnë se ka nevojë për qindra testime në ditë.

“Është evidente që ky virus është prezent në disa vatra në qytetin tonë dhe konstatojmë si javë e javë më parë është e njëjta situatë moskokaçarrje nga strukturat përgjegjëse për situatën që po kalojmë edhe sot.

E pafalshme mungesa e testimeve, të cilën e kemi ngritur me forcë për Shkodrën në veçanti dhe mbarë Shqipërisë. Në kushtet kur ka me dhjetëra shkodranë të konfirmuar si të prekur nga COVID-19 është e pafalshme që testimet ngelen në 322 në total.”

Ish deputeti Spahia i bëri thirrje qeverisë të ndryshojë strategji dhe të shtojë testimet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>