Paga 40 mijë lekë, pjesë e paketës së dytë financiare, do të shkojë direkt tek personat që kanë humbur punën nga masat kundër Covid-19.
Punonjësit që do të përfitojnë janë zgjedhur bazuar tek listë-pagesat e paraqitura nga bizneset deri më datën 10 prill. Pagesa nuk do të kalojë përmes punëdhënësit, por do t’i dërgohet direkt përfituesit.
Të gjithë punonjësit duhet të shkojnë në faqen online të Drejtorisë së Tatimeve dhe të konfirmojnë vendin e punës, në mënyrë që të përfitojnë pagën.
Këto pagesa do të fillojnë të bëhen brenda datës 22 prill.
Këtë sqarim e bëri kryeministri Rama sot në një komunikim virtual me qytetarët.
Sipas llogarive të deritanishme, paga prej 40 mijë lekësh do të përfitohet nga 176 mijë punonjës: 100 mijë punonjës të biznesit të vogël; 66 mijë të biznesit të madh dhe rreth 10 mijë punonjës të sektorit të turizmit.