Tre gra, punonjëse në një fasoneri në Krujë, janë infektuar me Covid-19.
Ato punonin në një fabrikë këpucësh, e cila vazhdonte ende punën deri më 16 prill. Me marrjen e përgjigjeve të analizave për 3 punonjëset, fasoneria me 250 punonjës është mbyllur.
Bashkia Krujë mbylli mëngjesin e 17 prillit dhe tregun kryesor të fruta-perimeve, ku kishte qarkullim të shtuar të qytetarëve, pa respektuar masat e distancimit social.
Përveç tre grave, është infektuar me Covid-19 dhe djali i pacientës së parë në Fushë-Krujë.
Bashkë me rastet e reja, numri i personave me Covid-19 në Krujë shkon në 11.
Instituti i Shëndetit Publik po gjurmon kontaktet e pacienteve të reja.