40 emigrantë të bllokuar në Korçë, 2 ditë pa ushqime e ilaçe

Nga Exit News
40 emigrantë të bllokuar në Korçë, 2 ditë pa ushqime e ilaçe

Rreth 40 emigrantë të ardhur nga Greqia dhe të karantinuar në hotele në Korçë, prej dy ditësh kanë mbetur pa ushqim e ilaçe.

Të karantinuar me detyrim me shpenzimet e veta, ata shprehen se nuk kanë më asnjë të ardhur për të paguar ushqimin dhe prej 2 ditësh po pijnë vetëm ujë.

Përveç kësaj, emigrantët kanë frikë se pas përfundimit të afatit të karantinës, më 20 prill, nuk do të mund të largohen nga hoteli pasi nuk mund të shlyejnë pagesat.

Pronari i hotelit ka pranuar për ABCNews se emigrantët duhet të paguajnë për qëndrimin 14 ditor, pasi kanë marrë shërbimin dhe se nuk mund të largohen pa paguar.

Emigrantët e bllokuar i kanë bërë thirrje bashkisë dhe prefektit të Korçës për ushqime,  ilaçe dhe pagesën e hotelit, por deri tani nuk kanë marrë asnjë reagim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>