Komisioni i Ligjeve miratoi sot kërkesën e qeverisë për zgjatjen me dy muaj të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, pra deri më 23 qershor.
Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje virtuale të komisionit.
Propozimi u bë dje nga Kryeministri Rama, katër ditë para afatit të caktuar më parë, më 25 prill.
Shtyrja e gjendjes së jashtëzakonshme nënkupton që masat kufizuese të vendosura nga qeveria të mbeten në fuqi deri në qershor.
Shqipëria është në gjendje të fatkeqësisë natyrore prej muajit nëntor 2019, kur një tërmet i fuqishëm shkaktoi 51 viktima dhe dëmtimin e mijëra banesave.
Fillimisht gjendja e jashtëzakonshme u shpall deri në fund të marsit, më pas u shty për në fund të prillit për shkak të pandemisë.
Tani pritet që kuvendi, në seancën e radhës, ta miratojë shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në fund të qershorit.