25 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 634.
Një pacient 71-vjeçar ndërroi jetë, duke e çuar numrin e viktimave në 27.
11 persona janë shëruar, duke e çuar totalin në 356.
Sipas njoftimit të ISHP-së, fasoneria në Krujë vazhdon të jetë një vatër e rrezikshme e infeksionit, ku në 24 orët e fundit janë zbuluar dhe 19 raste të tjera.
Të infektuar të tjerë të rinj janë zbuluar në Tiranë, Elbasan e Shkodër.
Në 24 orët e fundit janë testuar 252 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 6 269 persona, prej të cilëve janë:
– 634 të infektuar,
– 27 viktima;
– 356 të shëruar;
– 251 persona të infektuar aktivë;
– 33 të shtruar tek Infektivi, 4 prej të cilëve janë në terapi intensive;
– 7 të shtruar tek Sanatoriumi, 5 prej të cilëve në terapi intensive në gjendje të rënduar, 3 ndodhen në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve deri më 22 prill është:
– Tiranë, 256 pacientë,
– Durrës, 42 pacientë,
– Lushnje, 6 pacientë,
– Elbasan, 18 pacientë,
– Fier, 36 pacientë,
– Kavajë, 9 pacientë,
– Rrogozhinë, 4 pacientë,
– Korçë, 19 pacientë,
– Vlorë, 5 pacientë,
– Shkodër, 100 pacientë,
– Lezhë, 14 pacientë,
– Berat, 2 pacientë,
– Has, 13 pacientë,
– Krujë, 58 pacientë,
– Tropojë, 4 pacientë,
– Pukë, 5 pacientë,
– Mirditë, 3 pacientë,
– Kukës, 11 pacientë,
– Mallakastër, 1 pacient,
– Kurbin, 28 pacientë.