KLGJ rihap gjykatat javën e ardhshme

Nga Exit News
KLGJ rihap gjykatat javën e ardhshme

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të mërkurën që duke filluar nga java e ardhshme të rikthejë në punë sistemin gjyqësor.

Të gjitha gjykatat do të nisin punën më 27 prill. Shërbimi gjyqësor ishte ndërprerë prej datës 10 mars për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Të mërkurën Shqipëria raportoi  25 të infektuar të tjerë dhe 1 viktimë duke e çuar bilancin e epidemisë në 634 persona të infektuar, prej të cilëve 356 janë shëruar dhe 27 kanë vdekur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>