13 të infektuar me Covid-19 në burgun 313 në Tiranë

Nga Exit News
13 të infektuar me Covid-19 në burgun 313 në Tiranë

13 persona të infektuar me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në burgun 313 në Tiranë.

Nuk dihet ende nëse të infektuarit janë të gjithë të burgosur, apo nëse ka mes tyre dhe staf të burgut.

Lajmin e bëri të ditur sot Instituti i Shëndetit Publik, i cili po vazhdon me hetimin epidemiologjik të kësaj vatre.

Sipas BalkanWeb, i burgosuri që dyshohet se është infektuar i pari është një shtetas italian.

Burgu 313 njihet si një prej burgjeve më të mbipopulluar, ku në qeli qëndrojnë më shumë të burgosur nga sa lejohet. Këto kushte e bëjnë më të lehtë përhapjen e virusit mes të burgosurve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>