JaMystic propozon sot një ëmbëlsirë pa asnjë gram gjalpë

Nga JaMystic
JaMystic propozon sot një ëmbëlsirë pa asnjë gram gjalpë

JaMystic ju propozon një ëmbëlsirë pa asnjë gram gjalpë. Po po e lexuat mirë pa gjalpë e pa vaj.

Receta për sot quhet : Role me reçel.

Për 4 persona na nevojiten:

  • 4 vezë;
  • 6 lugë gjelle sheqer;
  • 3 lugë gjellė miell;
  • 1 vazo reçel manaferre nga JaMystic.

Në një enë qelqi rrahim të bardhat veç me pak kripë. Ndezim furrën në 250 gradë.

Në një enë tjetër rrahim të verdhat dhe sheqerin deri sa masa të zbardhet në sipërfaqe.

Në këtë moment shtojmë ½ e miellit dhe e përziejmë për të përfituar një masë të njëtrajtshme pastaj shtojmë mbi to të bardhat e fryra duke i përzier me kujdes pa e shtypur shkumën e krijuar.

E shtrojmë masën mbi një letër pjekjeje duke krijuar me ndihmën e spatulës së silikonit një trashësi prej 1 cm dhe e fusim në furrë në 200 gradë për 10-15 min jo më shumë ,sa të marrë një ngjyrë të lehtë fare.

Në këtë moment merrni një napë dhe vendoseni petën e pjekur mbi të dhe hiqini letrën e kuzhinës. Siç është e ngrohtë i shtojmë reçelin e manaferrës dhe sa është e ngrohtë akoma e mbështjellim në formë tubi dhe e vendosim në pjatë. Ëmbëlsira është gati.

Jamystic këshillon: Kjo recetë mund të bëhet edhe me mbushje tjetër, por reçeli duhet të jetë në formë prevedeje.

WhatsApp Image at

WhatsApp Image at

WhatsApp Image at
WhatsApp Image at

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>