Një mjek në Dispancerinë Qendrore në Tiranë dhe familja e tij është infektuar me Covid-19.
Mjeku është identifikuar sot si i infektuar, pasi shfaqi disa simptoma. Ai ka qenë në punë deri më datë 22 prill.
Bashkëshortja e tij, kunata dhe dy vajzat e dy vëllezërve të tij, po ashtu rezultojnë të infektuara.
Mjeku dyshon se mund të jetë infektuar nga familjarët e tij dhe jo gjatë punës. Por ISHP po vazhdon hetimin epidemiologjik, si në familjen e mjekut, ashtu dhe mes kolegëve të tij.
Familja e mjekut dhe dy vëllezërve të tij janë izoluar. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë vetëm simptoma të lehta.
Deri më 24 prill, numri i stafit spitalor të infektuar me Covid-19 është 62, ky 47 ose 76 për qind janë shëruar.