Deputetet e Partisë Demokratike dhe gratë demokrate protestuan, sot, përpara Kryeministrisë, kundër fyerjeve të Kryeministri Rama ndaj deputetes Albina Deda, në seancat e Kuvendit.
Deputetja Albina Deda, gjatë fjalës së saj, deklaroi:
“Çdo qytetar e di se cili është kapaciteti yt banal. Kur arrin të fyesh aq rëndë një grua, një deputete, një nënë, ti me siguri nuk e ke fare problem edhe të mashtrosh shqiptarët.”
Ajo kërkoi largimin e Kryeministrit Rama dhe vënien e tij përpara drejtësisë.
Deputetja Albana Vokshi, njëkohësisht dhe Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas, e akuzoi Kryeministrin Rama si nxitës të dhunës ndaj grave.
“Vota jonë nuk mund të jetë vota arrogante ku Edi Rama shpreh inatin. Sa më shumë Rama fshihet pas fjalëve, aq më shumë vërteton të kundërtën,” deklaroi Zonja Vokshi, ndër të tjera.