“Pandemia e Covid-19 është një krizë humanitare, që po kthehet në një krizë të të drejtave të njeriut.”
Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres në një video mesazh.
Guterres tha se ka diskriminim në ofrimin e shërbimeve publike për të trajtuar pandeminë dhe se në shumë vende është shtuar e gjuhës së urrejtjes dhe po goditen më shumë grupet më të pambrojtura.
Rritja e etnonacionalizmit, populizmit, autoritarizmit dhe masa kufizuese ndaj të drejtave të njeriut po vihen re në shumë vende. Për më tepër, kriza po përdoret si pretekst për të marrë masa shtypëse për qëllime që nuk kanë lidhje me pandeminë, vazhdoi më tej Guterres.
Ai u bëri thirrje qeverive të jenë “transparente dhe të përgjegjshme ” dhe theksoi se liria e mediave, organizatat e shoqërisë civile, sektori privat dhe hapësira qytetare janë thelbësore:
“Të drejtat e njeriut nuk mund të jenë pasoja në kohë krizash – dhe tani ne përballemi me krizën më të madhe ndërkombëtare ndër breza.”
Guterres tha se çdo masë emergjente – përfshirë gjendjet e jashtëzakonshme – duhet të jetë “ligjore, proporcionale, të nevojshme dhe jo-diskriminuese, të ketë një fokus dhe kohëzgjatje specifike.”
“Limiti i kontrolleve gjatë gjendjes së jazhtëzakonshme mund të jenë i nevojshëm, por pushteti i gjerë ekzekutiv, i miratuar në kohë të shkurtër dhe me mbikëqyrje minimale, mbart rreziqe,” paralajmëroi ai. “Masat e ashpra të sigurisë dëmtojnë sistemin e shëndetësisë dhe mund të përkeqësojnë kërcënimet ekzistuese ndaj paqes dhe sigurinë ose të krijojnë rreziqe të reja.”