Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un përflitet se ka vdekur, sipas New York Post, e cila i referohet televizonit HKSTV të Hong Kongut.
Ndërkohë një media japoneze raporton se ai nuk ka vdekur por është në gjendje vegjetative.
Reuters njofton se Kina ka dërguar një ekip me ekspertë mjekësorë për të këshilluar në lidhje me shëndetin e diktatorit korean.
Sipas burimeve të Reuters, bashkë me ekipin e mjekëve kanë qënë edhe funksionarë të lartë të Partisë Komuniste kineze.
Disa media të tjera raportojnë se Kim Jong Un ka pasur problem në zemër dhe ndërhyrja për vendosjen e stendës ka shkuar keq, më datë 12 prill.
Thashethemet për shëndetin e tij filluan pasi ai nuk morri pjesë, më 15 prill në përvjetorin e ditëlindjes së gjyshit të tij, themeluesit të Koresë së Veriut.
Presidenti Trump deklaroi të enjten se raportet për shendetin e Kim Jong Un janë të pakonfirmuara dhe i uroi shërim të shpejt.