Gjobë për këdo që shkon në plazh

Nga Exit News
Gjobë për këdo që shkon në plazh

Vajtja në plazhe është e ndaluar dhe çdokush që kapet do të gjobitet ose ndiqen penalisht, bazuar në ndryshimet e reja të Kodit Penal.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, gjatë një inspektimi në Sarandë e Himarë u shpreh se ka shumë qytetarë të cilët kanë shkuar nëpër plazhe dhe janë futur në det. Ai tha se kjo gjë është e ndaluar deri në një lajmërin të dytë:

“U bëj thirrje gjithë qytetarëve të mos kenë absolutisht asnjë tendencë që të frekuentojnë plazhet derisa të dalë një urdhër i dytë, që të normojë mënyrën sesi do të trajtohet, mënyrën sesi do të veprohet me plazhet.”

Policia do të ngrejë pika kontrolli më të shpeshta midis Sarandës dhe Gjirokastrës, për të parandaluar shkuarjen në jug të vendit të qytetarëve.

Ndër të tjerë, shumë personazhe të njohur të artit dhe medias kanë postuar në rrjetet e tyre sociale foto në plazhet e ndryshme të vendit, duke dhënë shembull të keq dhe për ndjekësit e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>