Policia e Durrësit arrestoi sot Bledi Kajnon, i akuzuar si bashkëpunëtor në ngjarjen e djeshme, ku u vra Asllan Kërtusha.
Gëzim Kajno, i dyshuari krysor për vrasjën e Kërtushës, është ende në kërkim nga policia.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, në një lokal në Durrës. Dy të akuzuarit, nën efektin e alkoolit, u konfliktuan me viktimën për arsye ende të paqarta.
Viktima Asllan Kërtusha është person me preçedentë të mëparshëm penal. Ai është kushëri i largët i Denis Shtrazës, i auzuar për vrasjen e Gazment Çollakut në muajin janar.