Naftëtarët e rafinerisë në Fier kanë pritur me protesta kryeministrin Rama, i cili vizitoi punimet për ndërtimin e shëtitores përgjatë lumit Gjanica.
Naftëtarët thanë se janë gënjyer nga qeverie, e cila i ka premtuar pagën e luftës, por ende nuk ia ka dhënë.
“Pagën e luftës nuk e ka marrë asnjeri. Të gjithë punëtorët janë në një gjendje të mjerueshme”, tha njëri prej naftëtarëve.
Naftëtarët kanë thirrur në kor ‘Rama ik’, ndërsa policia ka shoqëruar një prej tyre.
Edhe pse në kohë pandemie, naftëtarët paralajmëruan se do t’i rikthehen grevës së urisë nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh. Në uzinën e Ballshit, janë rreth 800 punonjës të cilët prej janarit kanë mbetur të papunë për shkak të bllokimit të punës në rafineri.